Jurgen Klopi nuk i kurseu lavdërimet për sulmuesin japonez që shënoi 2 golat në fitoren 2-1 ndaj Noruiçit në “Anfild”, dhe ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, nuk ishte më pak i entuziazmuar. Një hero i papritur si Takumi Minamino ishte “engjëlli” që bëri Liverpulin “me krahë” duke e kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Anglisë. Me këtë fitores, të kuqtë vazhdojnë të synojnë 4 trofe këtë sezon. Pasi morën Kupën e Ligës (Karabao), ata duan Kupën e Anglisë, Premier Ligën dhe Championsin, e për të gjitha kanë mundësi reale. Japonezi ishte në stol në finalen e Kupës së Ligës, dhe ka luajtur pak këtë sezon. “Ai ishte teknikisht në nivel të pabesueshëm, – tha Klopi, – edhe pse fryu erë e fortë. Unë nuk jam aspak i habitur”.
Sfidanti.al