Pesë vjet më parë Kliçko e parashikoi sulmin mbi Ukrainën!

Vëllai i madh ishte kampioni i parë i botës i familjes në peshat e rënda të boksit profesionist. Vitali Kliçko është një legjendë në Ukrainë, sot kryetar i Bashkisë së Kievit, ndërsa në vitin 2017 parashikoi ekzaktësisht atë që po ndodh sot. Në një intervistë për “Deili Meilin”, Kliçko deklaroi se “ne e dimë se është dikush pranë kufirit tonë që kërkon të rindërtojë një perandori të madhe, por ne nuk duam që të kthehemi sërish në një Bashkim Sovjetik, Ukraina ime e sheh të ardhmen në familjen europiane”. Ish-boksieri i madh thotë se nuk e urren Rusinë. “Unë nuk mundem që ta bëj, – thotë ai, – mamaja ime është ruse, – jam krenar që jam ukrainas, por unë kam gjak rus në venat e mia”.

Sfidanti.al