“Reali do të mbetet klubi më i madh i botës nëse … Putini do ta lejojë!”

Në 2015, presidenti rus u vlerësua si njeriu më i fuqishëm i botës. Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e suksesshëm të Krimesë dhe krijimin e republikave në Donjeck e Lugansk, ndërsa më pas urdhëroi sulmin gjithashtu të suksesshëm në Siri që bëri të mundur që presidenti Asad të mbante pushtetin, edhe pse ishte në prag të përmbysjes. Në 2022, sërish duket se Putini po e fiton lojën me Perëndimin, pavarësisht sanksioneve të ashpra, siç theksojnë analistë të ndryshëm perëndimorë dhe revista e njohur “Njuzuik” (Neësëeek). Kjo ka bërë që e përditshmja spanjolle “Marka” të festojë 120-vjetorin e themelimit të Realit të Madridit pikërisht duke futur në “lojë” presidentin e Rusisë. Batuta ishte që “Reali do të vazhdojë të dominojë futbollin nëse Putini nuk do ta pengojë”. Kjo, në opinionin e gazetarit Santi Sigero (Siguero).

Sfidanti.al