Në Itali janë të bindur se cikli i Interit ka nisur dhe ai i Juves ka përfunduar!

Arrigo Saki thotë diçka që e nuhat në ajër, duke mos qenë tifoz as i njërës dhe as i tjetrës palë. Ish-trajneri i Milanit dhe i Italisë është mjaft i ekuilibruar për të folur për Interin e Juventusin, dhe verdikti i tij është për zikaltërit. “Interi është skuadër më e mirë sesa e tregojnë pikët në renditje, – thotë Saki pas fitores së Superkupës, – një skuadër shumë e organizuar, që luan futboll dhe u imponohet kundërshtarëve. Më pëlqyen shumë Brozoviç e Bastoni”. Duke folur për Juventusin, Saki lavdëroi impenjimin e plotë të ish-kampionëve. “Lavdërime për përkushtimin, por nuk po luajnë si skuadër, nuk po bëjnë presingun e duhur, askush prej tyre nuk më bëri përshtypje të madhe, më duket se Dibala e ka të vështirë të luajë në këtë mënyrë”, – ishin fjalët e tij.

Sfidanti.al