Poçetino apo Ten Hagu, cili do të jetë trajneri i ri i Man. Junajtidit?!

Nuk ka qenë kurrë sekret që tekniku argjentinas ka pasur vlerësimin në “Old Traford”, madje edhe nga Sër Aleks Ferguson. Maurisio Poçetino pati suksese me Totenhemin, ndërsa lajmet janë që edhe si trajner i Paris SG e ka një sy tek Mançester Junajtidi. Nuk dihet sesa me bazë janë lajmet, por thuhet se kontaktet vazhdojnë “sekrete” dhe “jo sekrete”. Drejtuesit e “djajve të kuq” po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe thuhet se lista është ngushtuar në ndoshta dy pretendentë. Sidoqoftë, kandidati tjetër duket serioz sepse mbështetet nga trajneri i tanishëm i ekipit, Ralf Rangnik, që mund të ketë rol si drejtues sportiv më pas. Ky është Erik Ten Hag, trajneri modern dhe shumë i suksesshëm i Ajaksit të Amsterdamit që arriti gjysmëfinalet në Champions në 2019, dhe tani është në raundin e dytë me 6 fitore në 6 ndeshje në grupe.

Sfidanti.al