Barcelona u përfshi në garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Sauthemptonit, Virxhil van Dajk, gjithashtu pjesëtar i përfaqësueses holandeze që, në fakt, ka kohë që ndodhet pranë derës së daljes së klubit të lartpërmendur anglez, ndërkohë që për të, deri tani, janë interesuar Mançester Siti, Celsi dhe Liverpuli. Megjithatë, tani, në garë hyri edhe Barcelona, ndërkohë që Haiver Maskerano ka paralajmëruar se ai do të largohet nga “Kamp Nou”.
Trajneri Ernesto Valverde synon që të sigurojë në kohën e duhur një lojtar cilësor në mbrojtje dhe Van Dajku është një alternativë e shkëlqyer, megjithëse është përmendur edhe ardhja e mbrojtësit Maits De Ligt nga Ajaksi i Amsterdamit.
Gjithsesi, gara duket se ka përfunduar pa nisur mirë, pasi mediat britanike njoftojnë se holandezi do të bashkohet me Liverpulin për 75 milionë stërlina. Transferimi do të bëhet në 1 janar dhe vetë mbrojtësi ka pozuar me një fanelë të Liverpulit.
Sfidanti.al