Po të mos ishte Parolo, Lacio – ekip legjionarësh të huaj!

Pjesëtari i përfaqësueses italiane, Marko Parolo, ishte i vetmi futbollist vendas në formacionin e parë të Lacios në ndeshjen çerekfinale (1-0) të Kupës së Italisë me Fiorentinën. Rrallë herë ndodh në Itali që në formacionin e parë fillestar të ndodhet vetëm një lojtar vendas, por, sidoqoftë, kjo ndodhi në ndeshjen e lartpërmendur, të zhvilluar në Romë.

Megjithatë, zgjedhja e Simone Inzagit duket se ishte e suksesshme, pasi “legjioni romak”, i përbërë, kryesisht, nga të huaj, arriti që ta eliminoi Fiorentinën me gol të shënuar ngafutbollist boshnjak, Luliç (min. e 6-të), duke u bërë, kështu, gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Italisë, për të cilën në garë janë, gjithashtu, Milani, Interi, Juventusi, Torino, Napoli dhe Atalanta.

Sfidanti.al