Ish-ylli i mesfushës së kombëtares, Huan Sebastian Veron, nuk ka dyshime. Lojtari i dikurshëm i Serisë A (Parma, Lacio) dhe Premier Ligës (Mançester Junajtid) thotë se është në dobi të Argjentinës që dy sulmuesit kryesor të “gauçosve” (të na falë Mesi që po e quajmë një organizator) të luajnë në një skuadër. Kjo do të ndodhë me Lautaro Martinezin dhe Paulo Dibalën, do të jenë këtë vit me Interin e Simone Inzagit. Dibala u largua nga Juventusi dhe firmosi një kontratë 4-vjeçare me zikaltërit. “Paulo është i përsosur si sulmues i dytë, – thotë Veroni, – me cilësitë që ka, duhet të jetë një nga më të mirët në Europë. E rëndësishme është që të kënaqet tek Interi”.
Sfidanti.al