Serena Uilliams jep lajmin: Shihemi në Uimbëlldon!

Legjenda amerikane nuk ka ndërmend të heqë dorë edhe pse mosha nuk i jep shumë shpresë. Serena Uilliams, 23 herë fituese e Grand Slemeve, do të marrë pjesë në Uimbëlldon, siç e konfirmoi vetë në rrjetet sociale. Kampionia e madhe nuk luan një ndeshje zyrtare tenisi që nga qershori i vitit të kaluar, kur u eliminua e dëmtuar në raundin e parë të Uimbëlldonit. “Shihemi në Uimbëlldon”, – deklaroi ajo. Motra e vogël Uilliams është 40 vjeç dhe nuk dihet nëse mosha do ta lejojë që të konkurrojë për të fituar një tjetër Grand Slem, dhe për të barazuar rekordin botëror me 24 të tillë. Ajo u mund në 2019 në finalen londineze nga rumunia, Simona Halep.

Sfidanti.al