Kejni e do golfin, por jo ashtu si Majkëll Xhordani donte bejsbollin!

Kapiteni i Anglisë është shumë më i disiplinuar sesa legjenda e NBA-së, pasi nuk ka ndërmend të braktisë futbollin për t’iu përkushtuar sportit me topin e vogël që duhet të futet në një nga 18 vrimat në një fushë të madhe me forma të ndryshme të lakuara. Harri Kejn e pëlqen shumë golfin, shpesh e luan atë, dhe ka deklaruar se kur ta përfundojë karrierën si futbollist do të synojë të fitojë “xhaketën e gjelbër”, pra të bëhet mjeshtër. Në të kundërt, Majkëll Xhordani e donte kaq shumë bejsbollin saqë e braktisi basketbollin dhe NBA-së për të luajtur për gati 2 vjet në Ligën Kombëtare të Bejsbollit në SHBA. Kjo gjë, me gjasë e pengoi që të kishte 8 tituj kampion në NBA, duke arritur deri në 6.

Sfidanti.al