Ser Aleks Fergusoni është një legjendë e vërtete e Mançester Junajtidit. Ai i ka udhëhequr “djajtë e kuq” gjatë 27 viteve dhe ka arritur sukseset më të mëdha me këtë klub, ndërsa interesant është fakti se, gjatë të gjithë karrierës së tij shumëvjeçare, ai ka munguar vetëm në dy ndeshje të Mançester Junajtidit. Ish-trajneri i portierëve të Junajtidit Erik Stili e bëri të ditur këtë fakt në një prononcim që bëri në gazetën “Daily Mail”, së cilës ai i tha se Fergi, për herë të parë, ka munguar në një ndeshje të Junajtdit, më 2000, për shkak të martesës të së birit, ndërsa në ndeshjen e dytë, për shkak të portierit David De Gea.
Të dy ata (Fergusoni dhe Stili) shkuan që ta shihnin De Gean, pasi kërkonin një trashëgimtar të portierit të deriatëhershëm të Junajtidit, Edvin Van Der Sar. De Gea, atëkohë, ishte vetëm 19 vjeç, ndërkohë që Fergi dhe Stili shkuan të shihnin ndeshjen mes Atletikos dhe Valencvias, ndërsa, po atë ditë, Mançester Junajtidi luante me Skantropin në Kupën FA. De Gea, atë ditë, bëri disa pritje të shkëlqyera dhe i impresionoi miqtë e ardhur nga Mançesteri, ndërkohë që Fergi e mori vendimin për transferimin e portierit spanjoll te “djajtë e kuq” mbas vetëm 65 minutash loje që ai pa në atë ndeshje.
Sfidanti.al