Shkëndija e Tetovës, gjatë këtij sezoni, po luan futbollin më të mirë në historinë e këtij klubi. Tetovarët, deri tani, kanë pësuar vetëm dy humbje dhe, tani, janë kampionët e vjeshtës, duke synuar titullin e kampionit të Maqedonisë, mbas atij 2010/2011. Duke iu referuar katër muajve të fundit të këtij sezoni futbollistik, të bie në sy fakti se Shkëndija është i vetmi ekip që ka shënuar, të paktën, dy gola për ndeshje dhe se ky ekip mbështetet, kryesisht, te lojtarët lokalë dhe ka më pak lojtarë të huaj sesa çdo ekip tjetër në kampionatin e Maqedonisë.
Kapiteni i Shkëndijës, Feran Hasani, është, momentalisht, golashënuesi më i mirë në Evropë me 16 gola të shënuar. Pra, sikurse e thamë më lart, Shkëndija është një fenomen i vertetë, pasi, gjatë kësaj vjeshte, në 18 ndeshje, tetovarët kanë shënuar, të paktën, dy gola për ndeshje. Madje edhe, kur ka humbur ose ka barazuar, ekipi tetovar ka shënuar, të paktën, dy gola për ndeshje, ndaj Vardarit (4-2), Akademisë Pandev (3-2) dhe Pobedës së Prilepit (3-3). Kështu, Shkëndija, tani për tani, është bindshëm ekipi më efikas në Evropë, me 55 gola të shënuar në 18 ndeshje, pra, me një mesatare prej rreth 3 golash për ndeshje.
Sfidanti.al