Ndeshja e rrogave në “El Klasiko” është 7-1 për Realin!

Kurrë ndonjëherë mes dy ekipeve nuk ka pasur një diferencë të tillë. Një humnerë e vërtetë ekziston nga ana financiare mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, diçka që tregon qartë se përse klubi katalanas e pati të pamundur për të mbajtur Lionel Mesin, dhe u detyrua të huazonte “me zor” Antuan Grizmanin. Sipas të dhënave që kanë dalë nga Spanja, Barcelona ka një faturë totale vjetore të rrogave prej diçka më pak se 100 milionë eurosh (98 milionë saktësisht), që do të thotë gati 7 herë më pak sesa Reali. Madrilenët janë në nivelin 740 milionë eurove, dhe vetë presidenti i La Ligës, Havier Tebas, e ka lavdëruar politikën e presidentit Florentino Perez në periudhën e pandemisë, por edhe përpara saj. Në këto kushte, duket e vështirë për Barçën që t’i kërkojë shumë llogari trajnerit Ronald Kuman, që po punon në mes të një situate katastrofike financiare.

Sfidanti.al