Napoli vret kampionatin, por Spaleti kërkon largim të euforisë!

E diela që vjen mund të jetë dita e madhe. Napoli shpallet matematikisht kampion i Italisë pas gjashtë ditësh, nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet, një mënyrë krejtësisht e jashtëzakonshme për të rikthyer titullin për herë të parë që nga koha e Diego Armando Maradonës. Të Kaltrit pritet të marrin “skudeton” 6 javë para fundit, i pari pas vitit 1991 kur në fushë ishte gjeniu i futbollit. Kjo, pas fitores së madhe dhe shumë dramatike 1-0 në fushën e Juventusit. Në një përballje ku asnjëra nga skuadrat nuk ishte në maksimum, Napoli ishte më lart dhe meritoi gjithçka, edhe pse u deshën vendimet e arbitrit dhe të VAR-it për të anuluar dy gola të vendasve.

Në fund vendosi rrjeta e sulmuesit Raspadori, pikërisht në sekondat përmbyllëse. Trajneri Luçiano Spaleti kërkoi që të ketë eufori.   “Në këtë moment, e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që të mbetemi me këmbë në tokë dhe të bashkuar. Këtë e thashë edhe pas eliminimit në Champions, e them edhe tani. Jemi të lumtur për fitoren që na afron me titullin. Është kënaqësi e madhe kur fiton sfida të tilla, dhe kur goli vjen në fund. i përgëzoj lojtarët, sidomos pjesa e dytë ishte shumë e mirë”.

Sfidanti.al