Juventusi pati sërish avantazhin që të luante përpara dhe e shfrytëzoi plotësisht, por Napoli sërish e mbajti presionin dhe u kthye në krye të Serisë A. Përballja në “San Paolo” ndaj Lacios ishte edhe më e vështirë sesa ato të mëparshmet, pasi kundërshtar ishte një nga ekipet më në formë në Itali, me Strakoshën në portë, Milinkoviç-Saviçin e Imobilen në sulm dhe Simone Inzagin në stol.
Lacio, madje kaloi shpejt në epërsi me rrjetën e holandezit De Vraj, ndërsa luajti një pjesë të parë të madhe. Napoli, me Hysajn në formacion, barazoi pak para pushimit (Kajehon), ndërsa në pjesën e dytë ishte “poezia” e zakonshme. Ekipi i trajnerir Sarri përbysi shifrat me autogolin e Uollasit (54’) dhe golin e Zielinskit në 56’ (pas gjuajtjes së Mario Ruit). Në 73’, ishte radha e “Maradonës së sotëm”, Dris Mertens. Napolitanët kanë 63 pikë ndaj 62 të Juventusit, ndonëse kampionët kanë golaverazh më të mirë (61-15 ndaj 54-15).
Skuadra vendase doli në fushë me fanelën me numrin 31 të futbollistit të dëmtuar në gju, Gulam, duke e nxitur të shërohet sa më shpejt. Gulam u respektua edhe gjatë ndeshjes, pikërisht nëpërmjet kësaj fitoreje. Titulli nuk duket aspak utopi, ndonëse kanë kaluar 28 vjet që nga ai i fundit me Maradonësn. Gjithsesi, duhen edhe 14 javë, dhe mes tyre është edhe ndeshja direkte me Juven në Torino.
Sfidanti.al