Ndizen akoma më shumë sinjalet e alarmit në Lojërat Olimpike Dimërore.Problemi i parë i irganizatorëve të këtij evenimenti të rëndësishëm ësht virusi Norovirus i shfaqur një muaj më parë dhe që për fat të mirë deri në këtë moment nuk ka prekur asnjë prej sportistëve pjesëmarrës, por vetëm punonjësit e sigurisë. Orët e fundit numri i rasteve të prekura u rrit me 11 të tillë dhe zona më problematike është Horeb Youth Center ku u evidentuan 7 nga 11 rastet më të fundit të të prekurve. Në total numri i personave që e kanë marrë virusin Norovirus në 139 të cilët kanë hyrë tashmë në karantinë. Komiteti Organizator tashmë ka caktuar nga një supervizor në strukturat e këtyre Lojërave për të vëzhguar pastrimin e përditshëm.
Problemi tjetër i Organizatorëve të Pjongçang 2018 ishte sulmi kibernetik i kryer gjatë ceremonisë së hapjes. Mësohet se hakerat sulmuan Main Press Center duke shkaktuar probleme në transmetimin e saj nëpërmjet internetit. Organizatoret fikën menjëherë serverat për të evituar edhe dëme të tjera.
sfidanti.al