Nagelsmani për Kejnin, “qejfi ia ka, por b… s’ia mban”!

Trajneri i Bajernit pranoi se ekziston interesimi për sulmuesin e Totenhemit, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, – u shpreh Julian Nagelsman, i pyetur për Harri Kejnin, – nuk e di cili mund të jetë çmimi (i kartonit), por e kam të qartë se do të jetë shumë e vështirë për Bajernin”. Bavarezët kohët e fundit kanë nisur të bëjnë shpenzime më të mëdha se më parë duke iu përshtatur situatës, dhe kanë thyer rekordet me Lykas Hernandezin apo De Ligtin, ndonëse Sadio Mane u mor për një çmim të arsyeshëm. Harri Kejn mund të kushtojë rreth 150 milionë euro, diçka që klubi bavarez besohet se nuk mundet që ta bëjë.

Sfidanti.al