Kjo është një çështje që është diskutuar shumë nga mediat në Gjermani, dhe që për momentin ka rëndësi tek Bajerni. Puna ka ardhur që trajneri Julian Nagelsman duhet të zgjedhë nëse duhet të luajë me Tomas Mylerin në formacion apo Xhamal Musialën! Tekniku bavarez nuk ka ngurruar që këtë pyetje t’ia bëjë hapur skuadrës, në një mbledhje krize pas 3 barazimeve radhazi. Nuk dihet se çfarë ka thënë Myleri dhe se çfarë ka thënë shumica e lojtarëve, por dihet se Musiala ka kërkuar që të jetë në fushë bashkë me veteranin. Nagelsmani duket se e ka pranuar këtë gjë dhe, në ndeshjen në Kupë ndaj Maincit, Myleri ishte sulmues bashkë me Çupo-Motingun, ndërsa Musiala luante pas tyre. Bajerni fitoi 4-0!
Sfidanti.al