Jokiç mbetet i veçantë edhe në këtë NBA plot me kampionë

Ishte mbrëmja kur Lebron Xhejmsi udhëoqi Lejkërsat në fitore dhe u afrua në 63 pikë nga rekordi legjenda i Karim Abdul Xhabarit. Po ashtu, kur Janis Adetokumbo shënoi 54 pikë dhe Luka Donçiç doli edhe fitues, por edhe i dëmtuar nga parketi. Në këtë program ndeshjesh dhe yjesh të shkëlqyer, ka ku vjen Nikola Jokiç, basketbollisti nga Serbia, që realizoi tripëll dabëllin e 17-të në karrierë, dhe ishte lideri i Denverit që arriti një sukses të bukur ndaj kampiones në fuqi, Golden Stejt. Rezultati 134-117 dhe Jokiç pati 22 pikë, 16 asistë dhe 14 topa në tabela. Sa herë që gjigandi arrin tripëll dabëllin, aq herë Denveri fiton, ndërsa ai ka pikërisht mesatare tripëll dabëlli në sezon. Xhamal Marrej shtoi 33 pikë, ndërsa Golden Stejti nuk ishte keq, duke shënuar 19 kosha tripikësh, udhëhequr nga Stef Kërri me 28 pikë.

Sfidanti.al