Është 21 vjeç dhe është amerikan I lindur në Nju Jork. Quhet Folarin Xherri Balogun dhe tek Arsenali nuk pati mundësi për të luajtur, e ndërsa pati huazimin e parë në kategorinë e dytë në Angli, I doli fati me huazimin e dytë në Ligën e Parë të Francës. Reimsi kishte nevojë për një sulmues për të zëvendësuar Hugo Ekitiken që kaloi tek Paris SG dhe mori Balogunin. Sot, Balogun ka 14 gola në elitën franceze, një më shumë sesa Kilian Mbape dhe dy më shumë sesa Nejmari. Ai realizoi ndaj PSG-së dhe pati një tregolësh ndaj Lorienit.
Sfidanti.al