Nagelsmani (dhe Fliku) kaluan Jup Hajnkesin dhe Pep Guardiolën

Ndodh që rekordet janë kaq afatgjata, saqë e tejkalojnë epokën e një trajneri të caktuar. Kështu edhe tek Bajerni, ndërsa nën drejtimin e Julian Nagelsmanit u thye rekordi për numrin e ndeshjeve radhazi në Bundesligë duke shënuar gol. Bavarezët arritën në 66 ndeshje radhazi me të paktën një rrjetë, ndërsa mundën 4-0 Këlnin jashtë fushe. Kjo do të thotë një ndeshje më shumë sesa rekordi i brezit të madh të Riberisë e Robenit në prill 2012-prill 2014, rekord që u arrit nën drejtimin e trajnerëve Jup Hajnkes e Pep Guardiola. Arritja e re nisi të sendërtohej që nga 16 shkurti 2020, kur në stol ishte Hansi Flik. Përveç kësaj, Bajerni theu edhe rekordin e golave në këto ndeshje pasi arriti në 200, ndërsa me Hajnkesin e Guardiolën ishte deri në 188. Kjo do të thotë se janë shënuar 3.03 gola për ndeshje, ndaj 2.9 golave në 2012-2014. Natyrisht që ekipi i sotëm ka mundësi ta thellojë këtë sukses.

Sfidanti.al