Murinjo i kërkon falje Kumbullës, shqiptari: Vij nga periudhë e vështirë!

Portugezi, si portugezi! Dikur është “mjaltë e sheqer”, ndërsa dikur është i hidhur si “helmi”. Pasi e vuri nën presion të madh Marash Kumbullën për gati gjysmë sezoni, sidomos pas katastrofës në Europë në fushën e Bodo Glimtit, Zhoze Murinjo i dha mundësi mbrojtësit shqiptar të luante në formacion në ndeshjen Roma-Kaljari, dhe pastaj e lavdëroi pa masë. “Së pari dua të flas për Kumbullën, – tha Mou, – ai ishte më i miri, bëri ndeshje fantastike, ka kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të, në deklaratat e mia. Për fat, ai mbeti gjithnjë i qetë dhe është rritur shumë”. Vetë mbrojtësi i kombëtares shqiptare pohoi pas ndeshjes se “vij nga një periudhë e vështirë, në të cilën nuk kam luajtur, jam shumë këmbëngulës dhe jap maksimumin”.

Sfidanti.al