Murinjo mendon për Championsin dhe për … Interin!

Misioni spanjoll përfundoi me sukses, edhe pse misioni kryesor është tjetër. Zhoze Murinjo u shpreh shumë i lumtur pas fitores së Mançester Junajtidit ndaj Seltës, ndërsa “breshëria” e pyetjeve ishte për gjithçka. Pasi shprehur lumturinë e tij për fitoren dhe për lojën e mirë edhe pa Zllatan Ibrahimoviçin, trajneri portugez u pyet për planet e të ardhmes. A do të kthehesh tek Interi? “Një ditë ndoshta kthehem, por jo tani, – ishin fjalët e “Mou”-t, – çdo klub kalon momente krize dhe kjo po i ndodh Interit, veçse me pak durim dhe momenti i suksesit do të vijë”.

“Unë dua që tifozët e Interit të jenë të lumtur, – vazhdoi ai, – dua të takoj Lele Orialin, ndërsa çdo trajner të Interit e quaj shokun tim, trajnerin tim, qoftë Piolin, Mançinin apo Ranierin, madje edhe Antonio Konten nëse shkon tek Interi”. Një pyetje ishte nëse Konte ishte trajneri që i përngjante më shumë, veçse Murinjo u përgjigj: Tek flokët nuk jemi të ngjashëm, pai ai i ka të zinj, ndërsa unë të bardhë”.

Sfidanti.al