Murinjo a e pe Kumbullën? Fjala e mirë e bën të fluturojë!

Tashmë ka katër gola në karrierë në Itali, mes Veronës dhe Romës, dhe që të gjithë nga goditje nga këndi apo harkime drejt zonës. Është një lojtar i fortë me kokë Marash Kumbulla siç e tregoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Leçes në “Olimpiko”. Pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Kaljarit në Serinë A, mbrojtësi 21-vjeçar i kombëtares shqiptare dha një tjetër provë të fortë, që padyshim që do të meritojë lavdërime të tjera nga trajneri i ri, Zhoze Murinjo. Portugezi duhet ta ketë kuptuar tashmë se fjalët e mira dhe besimi për lojtarët janë si oksigjeni. Ai e lavdëroi shumë Kumbullën pas Kaljarit, duke e cilësuar si më të mirin në fushë, dhe shqiptari i lindur në Itali u bë “me krahë”. Ai ia shpërbleu besimin dhe fjalët e mira. Roma fitoi 3-1 në fushën e tij ndaj Leçes me golat e tjerë të shënuar në pjesën e dytë nga Abraham dhe Shomurodov, dhe në çerekfinale do të ketë një sfidë të vështirë në “San Siro” ndaj Interit.

Çerekfinalet, 8-10 shkurt: Juventus-Sasuolo, Atalanta-Fiorentina, Milan-Lacio, Inter-Roma.

Sfidanti.al