Një finale e madhe do të luhet në “Uembli”, mes dy prej ekipeve më të mira të Anglisë. Liverpuli iu bashkua Çelsit në ndeshjen fundore të Kupës së Ligës (Karabao) muajin tjetër, pasi triumfoi në fushën e Arsenalit me shifrat 2-0. Diogo Zhota ishte autor i të dy golave, i dyti i konfirmuar nga VAR-i pas një pritjeje të gjatë, ndërsa të kuqtë nuk e patën problem që sfidën në “Anfild” e barazuan 0-0. Po ashtu, që ishin pa Salahun e Manenë, që janë ende në Kupën e Afrikës. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop shënoi në 17’ dhe pastaj në 77’, ndërsa në fund (90’) zëvendësuesi Partej u përjashtua me të kuq pas dy të verdhave. Nëse të kuqtë ia dalin të fitojnë ndaj Çelsit (që eleminoi Totenhemin), atëherë do të shkëputen nga Mançester Siti për të qenë rekordmenë të trofeve të Kupës së Ligës, me 9 tituj.
Arsenal: Ramsdejl, Tomijasu, Uajt, Gabriel, Tiernej, Sambi Lokonga, Saka, Odegard, Smith Roui (Partej), Martineli, Lakazet (Nketia).
Liverpul: Keleher, Aleksander-Arnold, Matip (Konate), Van Dajk, Robertson, Henderson (Milner), Fabinjo, Xhons, Gordon (Minamino), Firmino (Neko Uilliams), Zhota.
Sfidanti.al