Natyrisht, nuk ishte i vetmi sepse nota të mira morën Aleksis Sançez apo Ivan Perishiç, por gjithsesi për mediat italiane, ai ishte numri 1. Nedim Bajrami bëri veten krenar, por edhe Shqipërisë, duke marrë vlerësimin 7.5 për paraqitjen në ndeshjen e Kupës së Italisë, Inter-Empoli (3-2), duke shënuar edhe një gol e duke qenë truri i skuadrës nga Toskana. Thuajse asnjë gabim, shërbime për shokët e tij dhe provë për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër. Prej javësh, ylli i mesfushës me numrin 10 ka rifituar vendin e titullarit dhe ka 7 gola e 4 asistë deri tani, nga të cilët 5 gola e 4 asistë në 20 ndeshje në Serinë A, ku ka luajtur jo më shumë se 55 për qind të kohës së mundshme.
Sfidanti.al