Legjenda e vjetër tashmë është larguar dhe vështirë se mund të kthehet. Në “Kamp Nou” kanë vënë bast tek yjet e rinj si Pedri, Gavi apo Ansu Fati, por gjithsesi u duket një garanci e madhe kur vjen puna te golat. Jo më kot e përditshmja katalanase, “Sport”, thekson në një koment të sajin se “vetëm Erling Halandi mund të sigurojë nivelin e golave që shënonte Lionel Mesi”. Kjo është edhe arsyeja që presidenti Zhoan Laporta është gati të bëjë çdo çmenduri brenda mundësive të klubit për të siguruar shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar norvegjez. Jo më kot, Halandi ka 79 gola në 78 ndeshje për Dortmundin. Në fund, vendimin do ta marrë lojtari dhe agjenti i tij, Raiola, por Barcelona dëshiron ta bindë që të bëhet hero katalanas, ndërsa në Madrid mund të ketë konkurrencë nga Mbape apo Benzema.
Sfidanti.al