Zëvendësimi i minutës së 70-të nuk u prit aspak mirë, dhe pati shenja të hapura pakënaqësie. Kristiano Ronaldo nuk e shprehu nga publiku zemërimin dhe dëshpërimin që u nxorr nga fusha e lojës në ndeshjen Brentford-Man. Junajtid, ndërsa trajneri Ralf Rangnik dha një shpjegim më pas. “Unë i marr vendimet në interes të skuadrës, – tha gjermani kur u pyet për episodin me Ronaldon, – ai po më pyeste se përse e kisha zëvendësuar dhe nuk ishte aspak i lumtur. Unë i thashë se jam i detyruar të marr vendime në të mirë të skuadrës dhe të klubit. Ishim në të njëjtën situatë si në “Vila Park, 5 ditë më parë, kur ishim në 2-0 dhe pastaj u barazuam 2-2. Nuk doja që të përsëritej ajo gjë dhe vendosa të kaloj në mbrojtje me 5 vetë”.
Sfidanti.al