Këto fjalë i thotë rivalja e saj e raundit të parë në Australian Open, amerikania Sloun Stefëns. Sipas 28-vjeçares, Ema Radukanu ka shumë gjëra për të mësuar në karrierë, në mënyrë që të dijë të sillet siç duhet. “Kushdo e pa që menjëherë pas pikës së parë ajo lëshoi një ulërimë të madhe, – tha Stefëns, – ajo po luante ndaj meje, ndaj një kundërshtareje që nënkuptohej se duhej ta mundte, dhe dakord, ajo fitoi. Unë mendoj se ajo ka ende shumë gjëra për të mësuar, por natyrisht ajo është e re, do të ketë ulje-ngritje në një karrierë të gjatë”. Vetë tenistja britanike, fituese e US Openit, tha se ajo pati një si çlirim pas pikës, ndërsa po ndjente stresin dhe lodhjen fizike. Në moshën 19-vjeçare asaj i parashikohet një e ardhme e madhe, ndërsa ndeshjen në Melburn e fitoi 2-1 me rezultatin e seteve, 6-0, 2-6, 6-1.
Sfidanti.al