Hije trukimi në Premier Ligë, ka marrë të verdhë me dashje Arsenali?!

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka nisur një hetim për një karton të verdhë që i është dhënë një lojtari të Arsenalit në një ndeshje të këtij sezoni, pasi kanë nisur dyshimet se për një gjë të tillë janë vënë baste. Nuk jepet emri i lojtarit dhe as se për cilën ndeshje bëhet fjalë, por hetimi ka nisur siç njofton “Deili Meili” (Daily Mail). Vetë klubi londinez nuk ka pranuar të bëjë komente për mediat, ndërsa e përditshmja tabloide shkruan se trukimet mund të ndodhin për numrin e kartonëve të verdhë, të goditjeve nga këndi, dhe jo për rezultatin e ndeshjes. Në 2018, Bredli Ud (Bradley Wood) u dënua me 6 vjet për të mos luajtur futboll sepse u dënua se mori dy herë të verdhë me dashje në ndeshjen e Linkolnit në Kupën e Anglisë një sezon më herët.

Sfidanti.al