“Mundo Deportivo” : PSZH dhe Reali janë marrë vesh për Nejmarin

“Mundo Deportivo” shkruan se PSZH-ja dhe Reali i Madridit kanë arritur marrëveshje për Nejmarin dhe se pritet vetëm që futbollisti brazilian të thotë “Amin”. Mbas transferimit të Filipe Kutinjos te Bajerni i Mynihut, duket se dështoi edhe shansi i fundit i Barcelonës për Nejmarin.

Tani për tani, nuk dihet se çfarë përmban marrëveshja në fjalë. Oferta e fundit e presidentit të klubit “mbretëror”, Florentino Perez, ishte 120 milionë euro plus Luka Modriç, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që “të shenjtët” ta kenë pranuar ofertën e mësipërme.

Para dy ditësh, doli lajmi se Perezi u ishte drejtuar disa bankave për kredi, me synimin që të bënte paratë për sjelljen e Nejmarit në “Santiago Bernabe”.

Sfidanti.al