Barcelona dhe Bajerni arritën të merren vesh që Felipe Kutinjo sezonin e ardhshëm të luajë në Bundesligë si i huazuar gjatë sezonit të ardhshëm me opsionin që klubi bavarez ta blejë plotësisht kontratën e futbollistit brazilian verën e ardhshme.
Klubi gjerman pranoi që t’ia paguajë të gjithë pagën Kutinjos – 11 milionë euro, ndërkohë që Barcelona nuk do të marrë asnjë kompensiv financiar. Tani mbetet që Kutinjo të kalojë kontrollet mjekësore që marrëveshja e arritur të zyrtarizohet.
“Unë kam mendimin se jo vetëm ne si Bajern, por edhe Bundesliga dhe Gjermania duhet të jenë të kënaqur që ne kemi sjellë një futbollist si Kutinjo. Që është një lojtar mjaft i mirë, ai nuk e ka provuar me lojrat e tij vetëm në klubet, ku ka luajtur, por edhe në përfaqësuesen braziliane. Ne të gjithë jemi të gëzuar për adhjen e Kutinjos, sepse ai është një lojtar fantastik”, deklaroi trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç.
Sfidanti.al