Motta nuk pranon të dorëzohet

Pas humbjes ndaj Fiorentinës dhe konfirmimit të besimit nga Giuntoli, Thiago Motta analizoi ndeshjen në “Franchi”. “Kundër Fiorentinës ishte vazhdimësia e ndeshjes së fundit” – shpjegoi trajneri i Juventusit. “Sot, ashtu si ndaj Atalantës, në vështirësinë e parë nuk kemi ditur të reagojmë dhe kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë patjetër. Sot nuk jemi të fortë as në fazën mbrojtëse, as në atë sulmuese”, shtoi ai. “Para këtyre dy ndeshjeve kishim treguar një fytyrë tjetër”.

“Dorëheqja? “Të largohesha do të ishte shumë e lehtë, dhe mua nuk më pëlqejnë gjërat e lehta”, tha më tej Motta. “Në vështirësi, deri tani kemi reaguar gjithmonë shumë mirë dhe kemi gjetur mënyrën për të ndryshuar situatat” – vazhdoi ai. “Duhet të vlerësojmë strategjinë për ndeshjet e ardhshme”.

“Na duhet të fitojmë dhe të mbledhim pikët e nevojshme për të qëndruar në top-katërshe. Sot ka pak për të thënë dhe shumë për të reflektuar. Duhet të mendojmë dhe të mbajmë qetësinë për të gjetur zgjidhjet. Që nga ndeshja e ardhshme do të ketë zgjedhje ndryshe”.

“Ndaj Atalantës, të tre e nisën titullarë. Nuk është rasti për të folur për individë, por për të gjetur zgjidhje dhe për të dalë nga kjo situatë duke dhënë secili diçka më shumë”.

Pozicionet e lojtarëve i vendos bazuar në momentin e tyre dhe atë të skuadrës. Sot provuam të hapnim lojën nga e majta dhe Nico e bëri shumë mirë disa herë”.

“Duhet të gjejmë ekuilibrin në fazën mbrojtëse. Kemi pësuar shtatë gola në dy ndeshje me shumë gabime nga ana jonë. Sot pësuam një gol nga goditja standarde dhe dy të tjerët ku duhej të ishim më solidë. Duhet të bëjmë shumë më mirë si individualisht ashtu edhe kolektivisht në mbrojtje”.

sfidanti.al