Laçi, trajneri përfundoi në spital për probleme me zemrën

Një incident ndodhi gjatë pushimit të ndeshjes, Bylis-Laçi pasi trajneri i Bylisit, Francesco Moriero, u ndje keq dhe u transportua në spital për trajtim mjekësor, duke lënë skuadrën e tij pa udhëheqësin në stol për pjesën e dytë. “Trajneri Moriero ka problem të vogël shëndetësor, por gjendja është stabile, vetëm stresi. Trajneri është mirë, në kujdesin e mjekëve. Pjesën e parë e kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Gjendja e trajnerit na dha një motivim më shumë për të bërë mirë. Shpresoj t’ja kemi dhënë gëzimin trajnerit edhe me këtë barazim”, sqaroi zv.trajneri i Laçit, Endri Bacaj.

sfidandi.al