Do ta gjejë gjithnjë diçka që të dallohet dhe të jetë ndër më të mirët. Në moshën 34-vjeçare, fiziku nuk e lejon Lionel Mesin të fluturojë si një Kilian Mbape apo Erling Haland, por gjithsesi klasi nuk e ka braktisur. Në fitoren 3-1 të Paris SG ndaj Sent Etienit, argjentinasi shërbeu një asist për Mbapenë. Mesi është tani asistuesi më i mirë i kampionatit francez, me 10 pasime për gol, baraz me Trent-Aleksandër Arnoldin e Liverpulit në Premier Ligën angleze, dhe vetëm 4 asistë prapa Tomas Mylerit të Bajernit në Bundesligë, që është më i miri i sezonit deri tani në 5 ligat kryesore të Europës. Mesi ka shërbyer nga një asist në 5 ndeshjet e fundit në Ligën e Parë të Francës. Përveçse është gjithnjë e më shumë “mbreti i asisteve” në historinë e futbollit, ish-kapiteni i Barcelonës synon të synojë trofe të tjerë. Me Barcelonën dhe Argjentinën ka 37 trofe dhe do të synojë të kapë 40 të tillë, për të qenë një nga rekordmenët e të gjitha kohëve.
Sfidanti.al