Majkëll Xhordani në kohën e tij e provoi për nja dy vjet, edhe pse nuk i doli gjë dhe u kthye tek basketbolli. Ka disa yje të sportit që kalojnë “nga një degë në tjetrën”, siç ndodhi me një ish-portier gjerman që u bë luftëtar i arteve marciale, ndërsa Tomas Myler mund të zgjedhë diçka tjetër. Sulmuesi veteran i Bajernit dhe i Gjermanisë ishte së fundmi në seancën stërvitore në ekipit Kaubojs të Mynihut, që është ekip i futbollit amerikan. Ai i tregoi cilësitë e tij, ashtu siç bëri me ekipin vërtet amerikan, Siatëll Sihoks (Seattle Seahaëks-Shqiponjat e Detit të Siatëllit). Sipas mediave bavareze nuk i doli aspak keq, ndërsa i tha yllit të ekipit, Robert Verner se “prisni 2-3 vjet se mund të vij”. Më pas, Myleri tha se kishte bërë shaka, por ku i dihet, ndoshta ai do të luajë përjetë futboll, por tashmë në një mënyrë tjetër.
Sfidanti.al