Liga e Konferencës: Shkëlqen Uest Hemi, por eliminohet Këlni!

Shumë vite më parë, skuadra gjermane ishte një nga më të mirat në Kupën e dikurshme të UEFA-s, ndërsa sot është tepër e harruar, ndonëse është serioze duke qenë e Bundesligës. Sidoqoftë, Këlni nuk e përballoi dot konkurrencën në Ligën e Konferencës, në krah të asaj të kampionatit gjerman dhe u eliminua që në grup. Këlni u la pas nga Partizani i Beogradit dhe Nisa e Francës. Në këtë fazë të grupeve më shumë se të gjithë shkëlqeu Uest Hemi i Anglisë me 6 fitore në 6 humbje, ndërsa bënë detyrën Fiorentina, Vijarreali apo Alkmari. Në grupin e FC Ballkanit në Kosovës, turin e kaluan Sivaspori turk dhe Kluzhi rumun, ndërsa Sllavia e Pragës nuk ia doli.

Ekipet e kualifikuara: Istanbul Bashaksehirspor, Fiorentina, Uest Hem, Anderleht, Vijarreal, Leh Poznan, Partizan Beograd, Nisë, AZ Alkmar, Dnipro, Djurgarden, Gent, Sivaspor, Kluzh, Bazel, Slovan Bratislavë.

Sfidanti.al