Bashkë me të është edhe Roma do të ketë një pritje nervozuese kur goglat të dalin nga vazot në sallën e konferencave në Nion të Zvicrës. Të hënën, në selinë e UEFA-s do të hidhet shorti për raundin e dytë të Ligës së Europës dhe Mançester Junajtidi nuk përfundoi dot në vendin e parë në grup. Këtë “nder” e meritoi Sociedadi, ashtu si një tjetër ekip spanjoll, Betisi, ia mohoi kreun Romës së Zhoze Murinjos. Sipas rregullave të shortit. “djajtë e kuq” mund të kenë përballë në raundin e dytë ekipe të tillë si Barcelona apo Juventusi. Sa për Romën, asaj nuk do t’i takonin “zebrat”, por mund të çiftohet me Barçën, me Ajaksin, Seviljen, Leverkusenin apo Sportingun e Lisbonës.
Sfidanti.al