Mos vallë tifozët e Liverpulit nuk do ta nderojnë sonte kujtimin e Mbretëreshës?!

Është e njohur pikëpamja e tyre, dhe e shprehën shumë qartë në finale e Kupës së Anglisë kur vërshëllyen rëndshëm himnin “Zot, ruaj Mbretëreshën” (që tani e tutje do të jetë sërish “Zot, ruaj Mbretin”). Tifozët e Liverpulit, në përgjithësi, janë kundër Monarkisë dhe ekziston frika se në stadiumin “Anfild” nuk do të respektohet minuta e heshtjes për kujtimin e Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeta II. Të kuqtë presin Ajaksin në orën 21:00 në ndeshjen e dytë në grupin A në Champions, dhe shqetësimi nga autoritetet dhe nga mediat pranë “aristokracisë” (siç është “Deili Meili”) është i dukshëm. Vetë klubi i Liverpulit mezi bëri një ngushëllim për vdekjen e Mbretëreshës disa orë pasi kishte ndodhur.

Sfidanti.al