Alfred Shrojder ishte ndihmës i Erik Ten Hagut dhe padyshim që e njeh mirë paraardhësin e tij. Trajneri i sotëm i Ajaksit pritet të kopjojë disa nga taktikat dhe aksionet e Mançester Junajtidit të Ten Hagut, ndërsa do të luajë sonte në Champions në fushën e Liverpulit. “Djajtë e kuq” e mundën dy herë ekipin e Jurgen Klopit, fillimisht 4-0 në miqësoren e verës, dhe pastaj 2-1 në Premier Ligë jo shumë kohë më parë. Shrojderi, sipas mediave holandeze dhe angleze, i ka studiuar këto ndeshje, sidomos atë të kampionatit, dhe pritet që t’i “kopjojë”.
Sfidanti.al