Varrimi i Mbretëreshës anulon dy ndeshjet kryesore në Premier Ligë

Mançester Junajtid-Lids dhe Çelsi-Liverpul nuk do të luhen të dielën. Kështu bëjnë me dijë autoritetet e futbollit në Angli, pasi Premier Liga dhe organizatorët janë të shqetësuar për nivelin e sigurisë. Këto janë dy ndeshje të kampionatit që kanë nevojë për një nivel të lartë sigurie, por prania e forcave të rendit nuk është e garantuar për shkak të masivitetit të publikut në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta II. Në mungesë të policisë, Premier Liga nuk pati mundësi t’i organizonte ndeshjet në mënyrën e duhur.

Sfidanti.al