Mos vallë shorti i Championsit ishte i trukuar? Tifozët akuzojnë!

Liverpuli u çiftua me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe deri këtu gjithçka është normale. Sidoqoftë, menjëherë pas shortit pati zëra se procesi në Nion të Zvicrës mund të ketë qenë i manipuluar, pasi ka tifozë që thonë se Roma e dinte që përpara se do të përballej me anglezët.

Mediat raportojnë se tifozë romanë deklaruan që klubi i dërgoi abonentëve sezonalë nga një e-mail që ditën e enjte, ku i lajmëronte se mund të blinin bileta për ndeshjen ndaj Liverpulit (shikoni foton), ndërsa shorti u hodh të premten.

Në rrjetet sociale u botua një faksimile e një lajmërimi që besohet se është i Romës, ku lajmëronte për ndeshjet ndaj Xhenoas në Serinë A, në 18 prill, dhe ndaj Liverpulit në 2 maj. Sfida Roma-Liverpul do të luhet pikërisht në 2 maj, ndërsa e para do të jetë në Angli. Më pas, ky lajmërim në faqen e internetit u fshi, por jo përpara sesa të nisnin akuzat. Do të duhet që UEFA dhe Roma të spjegojnë se çfarë ka ndodhur.

Sfidanti.al