Mister, le të kujtojmë me Izraelin edhe ato që s’na pëlqejnë

Fjalët e De Biazit në intervistën e fundit për ndeshjen me Izraelin, e cila  nxiti shumë dyshime teknike, por goditi edhe moralin:“Ishte ndeshje shumë e çuditshme për një sërë gjërash që nuk dua as t’i përsërit. Ne vetëm duhet të bëjmë ‘mea culpa’ për golin e parë, se fjetëm me një top nga 50 metra që zuri të papërgatitur dy mbrojtësit tanë, bëmë faull për penalltinë e pastaj luajtëm me një më pak, në disavantazh. Pastaj faji tjetër është që nuk duhet të biesh pre e provokimeve, me lojtarë që na vunë në vështirësi. Kur je 9 kundër 11 dhe në disavantazh është e vështirë të kthesh këtë ndeshje. Berisha u dënua dy ndeshje? Është normale. Por shihet që kjo gjuajtje ishte e ‘dhimbshme’ dhe nëse dikush simulon si Zahavi, do e dënoja 4 ndeshje. Unë jam për ndershmërinë në fushë, situata të tilla janë veprime për t’u dënuar. Ia kam thënë bravo që aktroi. Mua nuk më intereson kush influencoi për vendimin, por duhet të kuptosh disa situata. Asistenti thirri gjyqtarin kur ne po sulmonim, ai u kthye dhe kthyem kokën edhe ne. Asistenti e thirri dhe i sinjalizoi që ta nxirrte jashtë”.

E çuditshme ndeshje me Izraelin, por jo më pak i çuditshëm edhe arsyetimi i trajnerit tonë për ngjarjet më pikante. Qorton Zahavin se simuloi në rastin e “përplasjes së brirëve” me porterin Berisha dhe harron të merret me njeriun më të “urtë”, pa dhënë shpjegime për një lajthitje që akoma nuk po shpjegohet pastër, duke luajtur me idenë e provokimit. Edhe tek Lacio e kanë provokuar shpesh herë, por Etriti kokën e ka përdorur shumë më mirë se me Shqipërinë. Madje, binomi ynë trajner-president i mbrojti me sy mbyllur gjestin e pashpjegueshëm, kurse FIFA e dënoi me dy ndeshje veprimin pa busull të tij. Trajneri, ashtu si presidenti i tij, si një lojë të kombinuar paq dhe me sy mbyllur, nuk ka dëshirë të flasë për “ndërrimin e vitit” kur Hysaj u largua nga fusha me Izraelin dhe në vend të tij u fut Edgar {ani. E dimë që De Biazi është një teknik selektiv dhe nul i pëlqejnë shumë gjëra që ndoshën atë ditë, veçse heqja e Hysajt do të mbahet mend si gjesti më dezertues i njeriut që në Francë nuk gaboi qimen, kurse këtë herë..u tregua i qete edhe kur i iku trari.

Sfidanti.aal