Mirë që iku Kovidi, 5 milionë euro nga biletat në Kupën e Italisë

U bë si futbolli i femrave kur vjen puna tek rekodet. Në stadiumin “Olimpiko” të Romës u tejkalua shifra e të ardhurave më të mëdha në një ndeshje të vetme në Kupën e Italisë, dhe bëhet fjalë për finalen Inter-Juventus. Sipas mediave në Apenine, janë shitur të 68 000 biletat (kanë ikur kohët kur stadiumi merrte 80 000 vetë) dhe xhiroja është mbi 5 milionë euro. Kjo do të thotë se është thyer rekordi i Kupës, vendosur në gjysmëfinalen së dytë mes Interit e Milanit (3-0) kur u shitën 74 508 bileta dhe u mblodhën 4 156 710 euro. Interi e Juvja ndeshen në finale pas 57 viteve, dhe Kupa vlen jo pak, pasi fituesi merr 4.5 milionë euro si dhe mundësinë për të luajtur Superkupën që vlen 3 milionë euro të tjera. Ai që humbet merr 2 milionë euro. Le të themi, mirë që përfundoi pandemia që po mbushen stadiumet dhe arkat.

Sfidanti.al