Rio Ferdinand: Murinjo pati të drejtë në 2018 për Man. Junajtidin!

Kanë kaluar 4 vjet dhe skuadra e madhe ka bërë gjithnjë e më poshtë, pavarësisht përpjekjes së Ole Gunar Solskjerit. Mançester Junajtidi doli në vend të dytë në Premier Ligë nën drejtimin e Zhoze Murinjos dhe trajneri portugez deklaroi më pas se “arritja më e madhe në karrierën time është pikërisht ky vend i dytë”. Kampion doli Mançester Siti dhe “djajtë e kuq” lanë pas Liverpulin, Çelsin, Totenhemin apo Arsenalin. Sot, ndërsa Junajtidi ka përfunduar në vend të 6-të dhe jashtë Championsit, ish-kapiteni Rio Ferdinand i kujton fjalët e “Të Veçantit”. “Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kuptim marrin ato fjalë, – tha ish-qendërmbrojtësi i epokës së Sër Aleks Fergusonit, – sot, do të doja të bisedoja nja gjysmë ore me Zhozenë për gjendjen e klubit”. Në 2017, Murinjo fitoi edhe Ligën e Europës si dhe Kupën e Anglisë me Junajtidin, ndërsa u shkarkua në fund të vitit 2018.

Sfidanti.al