Nuk ka vende në Tiranë? Tifozët e finales mund të shkojnë në Durrës!

Natyrisht nuk ka vetëm një qytet në këtë vend, edhe pse është shumë më i madh sesa të tjerët. E pra, tifozët që do të vijnë në Tiranë për finalen e Ligës së Konferencës do të kenë mundësi të vendosen edhe në një qytet tjetër, në Durrës. Në bregdet, ata mund të gjejnë dhoma hotelesh me 40-50 euro nata, ndërsa për udhëtimin nuk e kanë aspak të vështirë sepse mund të vihet për 35 minuta në kryeqytet. Nga ana tjetër, çmimet e dhomave që u çmendën në Tiranë, janë vetëm një efekt “i vonshëm”, pra për të “peshkuar” tifozë të çmendur që duan me patjetër të jenë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen. Çmimet arritën në 1700 euro, sipas informacionit në faqen zyrtare ndërkombëtare ku botohen edhe të dhënat për hotelet shqiptarë. Vetëm pak dhoma kanë qenë të lira në 10 ditët e fundit, dhe platforma ndërkombëtare këshillojë hotelet shqiptare që të rrisnin çmimet sepse në këtë mënyrë ajo do të fitonte më shumë, në bazë të përqindjes që merr për çdo dhomë të prenotuar.

Sfidanti.al