Milanit i duhen vetëm 4 pikë, Pioli ende nuk mendon për titullin

Normalisht, i duhen edhe 4 pikë në dy ndeshje, që do të thotë një fitore dhe një barazim, gjë që Milani duhet ta bëjë në “San Siro” ndaj Atalantës ose në fushën e Sasuolos. Krejtësisht e mundshme, porse mundet të dalë kampion që javën tjetër, nëse fiton me bergamaskët dhe Interi nuk ia del të mundë Kaljarin në Sardenjë. Gjithsesi, trajneri Stefano Pioli nuk ka dëshirë që të bëjë llogari. “Së pari dua të falenderoj dhe të përgëzoj djemtë për provën e karakterit, – tha ai, – nuk ishte e lehtë në Veronë, aq më tepër që pësuam gol të parët, por ekipi im ka karakterin e duhur dhe di të reagojë. Po ashtu na ndihmuan shumë 16 000 tifozët në tribuna, u duk sikur po luanim në “San Siro”. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, pasi jepej ndeshja më e vështirë, por nëse nuk kemi vazhdimësi nuk do të ketë vlerë. Kemi edhe dy sfida deri tek titulli”.

Java 37: Kaljari-Inter (pas finales së Kupës, Inter-Juventus), Milan-Atalanta

Java 38: Inter-Sampdoria, Sasuolo-Milan

Sfidanti.al