Tifozët akuzojnë arbitrat për ndeshjen Bivol-Kanelo!

Jo sepse kanë ndonjë vërejtje për fituesin, pasi kjo gjë ishte e qartë. Ndërsa ndeshja e boksit në Las Vegas ishte në zhvillim e sipër, të tillë si Flojd Mejuedhër dhe shumë të tjerë u hodhën në rrjetet sociale duke vlerësuar se Dmitri Bivol po fitonte dhe se Kanelo Alvarezi po humbiste. Në fund, rezultati ishte pikërisht në favor të kampionit rus ndaj atij meksikan, por botimi i skedës së rezultatit, të ndarë sipas seteve për të 3 gjyqtarët, krijoi polemika dhe akuza të forta. Sipas asaj skede, nëse Bivoli nuk do të kishte fituar raundin e 12-të ndeshja do të kishte dalë barazim. Tifozët thonë se kjo është e pabesueshme, e padrejtë dhe hedh dyshime tek arbitrat. Të mos harrojmë se këto akuza u bënë pas duelit të parë mes Kanelo Alvarezit dhe Genadi Golovkinit që u dha barazim, dhe që të gjithë emrat e mëdhenj të boksit, përfshi Majk Tajsonin, Lenoks Ljuisin apo të tjerët e cilësuan gabim, pasi Golovkini ishte më lart.

Sfidanti.al