Çfarë këshille do t’i ketë dhënë Sër Aleks Fergusoni Kristiano Ronaldos?!

Në mediat angleze po shkruhet se superylli portugez ka pasur takime me ish-trajnerin e tij të shquar, për të marrë një mendim lidhur me të ardhmen e tij tek Mançester Junajtidi. Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm për herë të parë në 20 vjet të karrierës së tij, nëse vendos të qendrojë në “Old Traford”. Junajtidi nuk arriti të kualifikohej dhe spekullimet janë të shumta. Nuk dihet se cila ka qenë këshilla e Sër Aleks Fergusonit për CR7-ën, pra që të vazhdojë me “djajtë e kuq”, dhe kjo do të mësohet vetëm më vonë. Nga ana tjetër, ka një pohim gjysmë me shaka e gjysmë seriozisht në mediat angleze, dhe ato europiane. “Ronaldo të pranonte të qendronte, dhe tek Junajtidi do të pranonin të vinin yje të tjerë vetëm nëse klubi do të kishte 300 milionë euro në dispozicion për blerje dhe për rroga të reja”.

Sfidanti.al