Edhe Ushtria ukrainase kërkon nga kombëtarja të shkojë në Katar!

Do të ishte një sukses i madh për vendin që ndodhet në luftë, dhe që po dëmtohet çdo ditë e më shumë nga agresioni rus. Kombëtarja e Ukrainës është në prag të plej ofit për në Kupën e Botës dhe Komanda e Lartë e Ushtrisë ukrainase i ka bërë thirrje futbollistëve që të mbledhin të gjitha forcat, të japin shpirtin në fushë për të shkuar në Katar. “Kjo është shumë e rëndësishme, – shkruhej në deklaratën e ushtrisë, – do të ishte shumë emocionuese për vendin tonë, për tifozët dhe për gjithë Ukrainën”. Ushtarët dhe oficerët ukrainas i dërgojnë mesazhe çdo ditë lojtarëve, të cilët do të luajnë në 1 qershor ndaj Skocisë në gjysmëfinalen e plej ofit, dhe nëse fitojnë do të luajnë finale. Kombëtarja ukrainase është e grumbulluar në Slloveni për t’u përgatitur, ndonëse lojtarët nuk janë bërë bashkë prej kohësh.

Sfidanti.al